“U kap 400 metra larg nga banesa e tij!”- Arrestimi i Marklen Hakës, Artan Hoxha zbulon detaje: Nuk ka qenë kurrë në Dubai! Ja pse policia e nxori zbathur

Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë detaje të tjera lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Marklen Haka, një ditë më parë në Nikël.

fustane me qera

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Hoxha e ka cilësuar Marklen Hakën si një personazh kompleks që vjen nga zona e Niklës, një zonë që ai e përshkruan si “qendra e trekëndëshit të Bermudës” për botën e krimit të organizuar në vend.

“Nikla është “oaz” ku prodhohen vazhdimisht individë të lidhur me krimin e organizuar”, tha ai.

Ndër të tjera, ai tha se siç është parë edhe në pamjet e publikuara nga policia, në momentin e arrestimit, Haka u shfaq i zbathur, një detaj që sipas Hoxhës është një mesazh të qartë për të tjerët në botën e krimit.

“Policia të arreston, por të jep mundësinë të vishesh. Në rastin konkret, ata u kujdesën ta nxirrnin zbathur. Ky ishte një mesazh për të tjerët, jo për atë,” ka deklaruar Hoxha.

Hoxha po ashtu tha se Marklen Haka ka një histori të ndërlikuar dhe se ai njihët si personazh që ka dërguar informacion te Emiljano Shullazi, ndërsa ky i fundit ia ka pasuar kundërshtarëve të tij.

“Marklen Haka ka një histori të ndërlikuar. Ai është arrestuar më parë në vitin 2011 për vrasje dhe është bërë objekt i një atentati në vitin 2019, gjatë të cilit u vra halla e tij dhe ai u plagos rëndë. Ky atentat e riktheu atë në skenën e krimit.

Haka ka dërguar informacion te Emiljano Shullazi, i cili ia ka pasuar atë kundërshtarëve të Hakës. Dy persona që janë konsideruar si të mundshëm financues të atentatit ndaj Hakës janë Arben Ndoka, ish-deputet i PS-së, dhe Ervis Martinaj”, tha Hoxha më tej.

Në lidhje me kapjen e Hakës, Hoxha ka zbuluar se ai u ndoq nga policia me ndihmën e dronëve dhe u mbikëqyr për një kohë të gjatë.

Sipas Hoxhës, Marklen Haka nuk ka shkuar kurrë në Dubai, dhe arrestimi i tij ndodhi vetëm 400 metra larg nga banesa e tij.

“Ai ka qenë në kontakt të ngushtë me një kushëri të tij, i cili gjithashtu ishte në kërkim. Marklen Haka nuk ka shkuar kurrë në Dubai, dhe arrestimi i tij ndodhi vetëm 400 metra larg nga banesa e tij, ku ai kishte qenë në një vizitë te kushëriri i tij”, tha Hoxha.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com