Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me vranësira të konsiderueshme.
Në të gjithë territorin do të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta të izoluara shiu përgjatë maleve në orët e mesditës deri pasdite, kryesisht në vendet malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 29 °C , në vendet e ulëta: 21 / 33 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.