Policia ka arritur të arrestojë personin që ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, dy ditë më parë.
Uniformat blu njoftojnë pasi kanë arritur identifikimin, e kanë shoqëruar në polici autorin, për të cilin do vijojnë hetimet për të zbuluar arsyen se përse ai po filmonte ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Droni u pikas të dielën, teksa dyshohet se pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje.
Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.
Lexo edhe...
acdailynews