Në fshatin Kurjan Roskovec, dy persona, identifikuar si Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Krimi ndodhi rreth orës 14:00, dhe autori i dyshuar, 49-vjeçari Altin Kuka, është vetëdorëzuar në Komisariat pas ngjarjes.
Policia ka sekuestruar armën e krimit si provë materiale dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti tragjik. Autori Kuka është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar motivet e krimit.
Lexo edhe...
acdailynews