Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Fillimi i javës ju gjen me energji të reja pas një fundjave të trazuar. Është një moment i mirë për të zgjidhur keqkuptimet me partnerin. Nëse jeni single, është koha për të njohur dikë të ri. Në punë jeni të gatshëm për të filluar projekte të reja, por mbani mend të mos nxitoni. Reflektoni mirë mbi vendimet për të arritur rezultate afatgjata.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Tensionet e kohëve të fundit fillojnë të qetësohen. Nëse jeni në një marrëdhënie, është koha për të rregulluar detajet e vogla që kanë shkaktuar shqetësime. Beqarët duhet të jenë të hapur ndaj mundësive të reja. Në punë stabiliteti po rikthehet. Është momenti i duhur për të punuar në projekte që kërkojnë përqendrim dhe durim. Kujdes nga shpenzimet e panevojshme.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Mos lejoni që emocionet negative të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja. Për çiftet, është një ditë e mirë për t’u afruar emocionalisht. Beqarët mund të kenë mundësi të reja romantike. Në punë krijimtaria juaj është në rritje, por duhet të gjeni një mënyrë për të balancuar entuziazmin me praktikën. Përqendrohuni në qëllimet afatgjata dhe mos u shpërqendroni nga detaje të vogla.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, ndjenjat tuaja janë të forta, por duhet të jeni më të hapur me partnerin. Beqarët duhet të jenë të durueshëm dhe të mos kërkojnë gjithçka menjëherë. Në punë do të përballeni me disa sfida në punë, por mos u shqetësoni, do të arrini të kapërceni pengesat me vendosmëri. Është koha për të ristrukturuar prioritetet.