Lëndohen gjatë protestës, një polic lë spitalin, tjetri merr mjekimet

Në protestën e mbrëmjes së djeshme nga Partia Demokratike mbetën të lënduar tre efektivë të policisë, të cilët u dërguan nga spitali i Traumës në atë të QSUT-së për shërbim më të specializuar.

fustane me qera

Dy nga policët pasi kanë marrë mjekimin e kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tjetri vijon akoma të marrë mjekim te djegie plastika. Ai ka plagë në kyçet e duarve dhe të këmbëve.

Gjithashtu në QSUT janë paraqitur edhe dy protestues ku njëri ka marrë mjekim dhe është larguar, ndërsa tjetri ndodhet akoma aty për të marrë mjekimet e duhura.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com