Balliu pas fitores së Trump: Jam i sigurt që do të hiqet non grata për Berishën

Klevis Balliu ka shprehur kënaqësinë e tij për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke theksuar se kjo tregon që qytetarët e Amerikës nuk ndikohen nga sondazhet dhe media, por përzgjedhin realitetin. I ftuar në emisionin ‘Log.’ në News24, Balliu tha se fitorja e Trump tregon një mesazh të fortë për politikën dhe ndikimin e saj në opinionin publik.

Gjithashtu, Balliu u shpreh i sigurt se do të ndodhë heqja e non gratës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke aluduar se fushata për të shmangur këtë etiketim ka qenë më shumë një betejë kundër “Shoqërisë së Hapur” dhe influencës së George Soros. Ai shtoi se përfshirja e Elon Musk dhe ndikimi global i Soros kanë forcuar kundërshtarin politik të PD-së, por kanë rritur edhe rrezikun për Partinë Demokratike.

“Jam i sigurt që do të ndodhë heqja e non gratës së Berishës. Nëse ka patur ndonjëherë një fushatë, nuk ka qenë përballë Kamala Harris, por më shumë drejt Shoqërisë së Hapur. Këtë e amplifikoi më shumë edhe përfshirja e Elon Musk. Soros e ka kthyer Shqipërinë në Disney Land të tij. Tentakulat e kësaj shoqate janë të shtrira në të gjithë botën dhe për partinë demokratike është një rrezik i madh, ndërsa partinë kundërshtare e ndihmon”, tha ai.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com