Gripi sezonal, Silva Bino: 50% e dozave të vaksinës janë përdorur

Drejtuesja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, konfirmoi se Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit sezonal, me një rritje të virozave respiratore. Ajo theksoi se janë përdorur mbi 50% të dozave të vaksinës antigrip të shpërndara në qendrat shëndetësore të vendit.

“Virusi i gripit është i pranishëm gjatë gjithë vitit, por tani jemi në kulmin e sezonit të gripit. Vaksinimi ka nisur që në 7 tetor dhe është një masë e rëndësishme për parandalimin e infeksioneve respiratore. Grupi i riskut ka përparësi për këtë vaksinë”, tha Bino.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shtoi se deri tani janë aplikuar 54% e dozave të shpërndara, duke përfshirë më shumë se 280,000 doza në të gjithë vendin. Koçiu bëri thirrje për vaksinim, sidomos për individët e grupeve më të rrezikuara nga gripi, të cilët mund të përfitojnë vaksinat falas.

Për këtë vit, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 20 mijë doza më shumë se vitin e kaluar, duke e forcuar mbrojtjen ndaj gripit në popullatë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com