Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-ministri: Nuk kemi ndonjë arsye për të patur frikë nga ardhja e tij për herë të dytë në presidencë

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka komentuar ndikimin e rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, te Shqipëria dhe Kosova.

I ftuar në studion e emisionit Open në News24, Milo tha se  gjatë periudhës kur Trump ishte president, Shqipëria nuk ka hasur në probleme, duke e cilësuar atë si një president “jokonvencional” që solli dinamizëm dhe një stil të veçantë në politikën ndërkombëtare.

Kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë, nuk solli probleme për Shqipërinë. Është një president jokonvencional, i cili solli një risi dhe dinamizëm të ri, shpeshherë zhurmues. Sa na takon ne si Shqipëri, nuk kemi arsye të kemi frikë që Trump po vjen për herë të dytë në presidencë”, tha Milo.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com