Ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital 30-vjeçari Arbër Stakaj. Më datë 20 nëntor, ai ka rënë nga kati i 3-të i një pallati në ndërtim në Vlorë.
Si pasojë e plagëve të rënda, 30-vjeçari qëndroi në spital për 9 ditë por nuk mundi të mbijetojë dhe humbi jetën ditën e sotme.
Ndërkohë policia ka arrestuar sipërmarrësin Leonidha Capi dhe nën hetim Vasil Gavanin. Pallatit i mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetesës.
acdailynews