Rikthimi i Berishës në Kuvend/ Tabaku: Lajm i mirë për PD, do të rigjallërohen strukturat e partisë

Politik 19 Views

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, tha se rikthimi i Sali Berishës në Kuvend pas gati një viti mungesë për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” është një lajm i mirë për Partinë Demokratike.

Tabaku tha për News 24 se beson se me rikthimin e kreut të PD në Kuvend do të rigjallërohen strukturat e partisë dhe do të përforcohet mesazhi i PD.

“Berisha u rikthye në Kuvend pas një beteje të gjatë. E shoh si një lajm të mirë të PD. Sepse nisi një lojë që ti e kishe lojtarin kryesor jashtë fushe. Besoj që do të shërbejë për të rigjallëruar strukturat e PD dhe për të përforcuar mesazhin e PD”, tha Tabaku.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye sot në Parlament pas 11 muajsh mungesë në seancat plenare.

I pyetur në lidhje me rikthimin e tij në sallën e Parlamentit , ish-kryeministri u shpreh në oborrin e Kuvendit se “Berisha futet, metamorfoza del”.

“Berisha futet metamorfoza del. Kaq e morët përgjigjen”, tha Sali Berisha, i cili më pas iu drejtua seancës plenare ku do të miratohet buxheti 2025 nen për nen.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com