Aksion policor/ Me kallashnikov dhe municione në banesë, arrestohet 65-vjeçari

Kronikë 42 Views

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit këtë të mërkurë, pasi në banesën e tij u gjetën armë të tipit kallashnikov dhe municione  të tjera si fitila të dyshuara granate dhe tritoli.

Arrestimi i 65-vjeçarit i identifikuar  si shtetasi Xhevair Cake u bë në kuadër të një aksioni policor që u zhvillua sot në Pogradec.

Burime paraprake bëjnë me dije se 65 vjeçari u kap në banesë me armë të tipit kallashnikov, ndërsa gjatë kontrollit ju gjetën municione të tjera, si edhe fitila të dyshuara si fitila granate dhe tritoli.

Aksioni u finalizua vetëm pak momente më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që do të bëjnë hetimin lidhur me këtë person.

I arrestuari ë Xhevair Cake iu shoqërua në komisariatin e Pogradecit. Priten më tepër detaje në vijim lidhur me këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Kontrolle intensive bazuar në inteligjencën policore për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Pogradec operacioni policor i koduar “Gurrasi”.
Gjatë operacionit goditet një rast i armëmbajtjes pa leje

Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, kapsolla detonatore e elektrike e fitil zjarr përcjellës

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. C .

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, një sasi municioni luftarak, kapsolla detonatore dhe elektrike dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. C., 65 vjeç dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com