“E dija që do të hasja pengesa”- Qendrat për emigrantët, Giorgia Meloni e bindur: Do ta gjej zgjidhjen! S’marr angazhime që nuk mund t’i përmbush

Politik 62 Views

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku u shpreh e bindur se “projekti në Shqipëri do të funksionojë”

Meloni deklaroi se ishte e përgatitur se do të haste shumë pengesa, por theksoi se nuk do të ndalet para tyre, duke shtuar se do të vazhdojë të kërkojë dhe do ta gjejë një zgjidhje.

“E dija që do të hasja shumë pengesa, e dija se do të kishte fusha dhe mjedise të ndryshme që nuk do të pajtoheshin me këto iniciativa, pas së cilës mendoj se nuk duhet të ndalemi para pengesave që hasim dhe prandaj vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje. Projekti në Shqipëri do të funksionojë.

Nuk marr angazhime që nuk mendoj se mund t’i përmbush. Por mos u shqetësoni, ka zgjidhje. Unë jam duke punuar për të. Projekti i Shqipërisë, për mendimin tim, duhet të funksionojë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta realizuar. Besoj se është një projekt absolutisht inovativ dhe nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian: është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore dhe ka zgjidhje për ta bërë atë të funksionojë.

Tani presim Gjykatën e Lartë dhe kemi edhe Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe do të shohim se sa mbështetje do të ketë qëndrimi italian para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kur të vijë ky vendim. Gjithsesi, unë jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe do të funksionojë përfundimisht. Kisha marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate.

Unë jam e përgatitur, e dija, veçanërisht për emigracionin, sepse e dija që do të kishte kundërshtim”, tha kryeministrja Giorgia Meloni.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com