Në mbledhjen e sotme qeveria ka marrë vendimin që të trajtojë me ndihma financiare punonjësit e Gardës së Republikës.
Sipas vendimit, ndihma konsiston në rastet e fatkeqësive familjare, si vdekja e prindit, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës.
“Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Po ashtu, punonjësi i Gardës së Republikës do të përfitojë në vit një shpërblim deri në masën e tri pagave mujore neto për rezultate të larta të arritura gjatë kryerjes së detyrës.
Gjithashtu punonjësi i Gardës së Republikës, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës private për shkak të detyrës, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare, sipas akteve të vlerësimit të dëmit, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë.
Vendimi i plote
PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË TRAJTIMIT FINANCIAR PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË RASTET E FATKEQËSIVE NË FAMILJE, SHPËRBLIMIN PËR REZULTATET E ARRITURA DHE DËMTIMIN E RËNDË TË PRONËS PRIVATE PËR SHKAK TË DETYRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
III. SHPËRBLIMI I PUNONJËSIT TË GARDËS SË REPUBLIKËS
ç) Punonjësi kryen detyra sigurie në aktivitete madhore, ku marrin pjesë më shumë se 10 (dhjetë) personalitete të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare, si: samite të nivelit të lartë, takime ndërkombëtare ose ceremoni shtetërore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.
ç) Shefin e sektorit të burimeve njerëzore;
ç) Aktin e vlerësimit të dëmit nga një ekspert i licencuar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2025.