E paska pasur kismetin e keq! Aksidenti tragjik në në Bypass-in e Fierit, i merr jeten 30 vjecarit.

Aktualitet 2.4k Views

Zbulohet identiteti i viktimës së aksidentit të ndodhur mëngjesin e djeshëm (7 Dhjetor), në aksin rrugor Pojan-Vlorë.

Trupi i pajetë i gjetur disa metra larg automjetit tip “BMW”, është i 30-vjeçarit Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë. Makina në të cilën ai udhëtonte si pasagjer doli nga rruga.

Në këtë aksidenti u plagos edhe shoferi Genti Çela, i cili u dërgua drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Policia vendore e Fierit bëri me dije lajmin, teksa hetimet po vijojnë për të zbuluar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet, nëpërmjet ekspertizës auto-teknike dhe mbledhjes së provave.

Aksidenti me vdekje ndodhi në Bypass-in e Fierit, vendi i quajtur ‘Kryqëzimi i Pojanit’.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com