Shqiptarja 62-vjeçare e zhdukur për dy javë, gjendet e vdekur në Romë

Aktualitet 5k Views

Suzana Koçibeli, një 62-vjeçare shqiptare që kishte humbur kontaktet me familjen e saj para dy javësh, është gjetur e vdekur pranë termocentralit Enel, në zonën Castel Giubileo të Romës. Trupi i saj u zbulua nga punonjësit e termocentralit, të cilët njoftuan autoritetet.

Hetimet fillestare tregojnë se trupi i viktimës nuk ka patur shenja dhune dhe dyshohet se ajo mund të ketë kryer vetëvrasje. Familjarët e saj kishin deklaruar më herët se znj. Koçibeli vuante nga depresioni. Trupi i saj kishte disa ditë në ujë dhe, pas hetimeve, u dërgua në morg për autopsi. Autoritetet lokale janë duke e shqyrtuar rastin.

Familjarët e Koçibelit kishin denoncuar zhdukjen e saj në polici. Vajza e saj, në një intervistë për gazetën italiane, shprehu shqetësimin për nënën e saj dhe shprehu dëshirën që ajo të kthehej në shtëpi, duke theksuar se kishin biseduar për herë të fundit një natë para zhdukjes së saj.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com