U plagosen 7 persona nga aksidenti, Rruga ‘Azem Hajdari’, asnjë element sigurie, s`ka ndriçim…

Kronikë 2.4k Views

Rruga “Azem Hajdari” në Durrës, ku mbrëmjen e të dielës ndodhi një aksident i rëndë, nuk ka asnjë element sigurie. Ajo prej kohësh është nën rikonstruksion, por punimet nuk kanë përfunduar, duke e bërë këtë aks të rrezikshëm për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Nga aksidenti i të dielës u lënduan 7 persona, mes tyre 5 fëmijë.

Syri tv

7 persona mes tyre 5 fëmijë mbetën të plagosur rëndë dhe të mos ishte ndërhyrja e banorëve të zonës në aksidentin rrugor të regjistruar mbrëmjen e dielës në rrugën Azem Hajdari mund të kishim bilanc tragjik.

Rruga Azem Hajdari që lidh zonën e stadiumit me lagjen e re në Shën Vlash do duhej të ishte bulevardi i Durrësit të ri, por abuzimet me fondet bënë që punimet të ishin jo cilësore, kanali nuk u mbyll, ujërat e zeza nuk sistemuan. Rruga u la pa ndriçim, ça ka sjellë dhe aksidentet e rënda, teksa ky segment është vetëm 3 km larg “Durrës Yatch Marina”. Në gusht të 2023 Edi Rama dhe Emirjana Sako u zotuan për një investim me standarde, por u katandis në një investim elektoral, për të cilin KLSH ka ngritur alarmin.

Syri Tv pak ditë më parë ngriti shqetësimin e banorëve për ndërprejen e punimeve në rrugën Azem Hajdari, punimet për të cilën zvarriten prej 5 vitesh. Banorët kërkojnë ndërhyrje pasi rruga veç aksidenteve rrugore rrezikon të kthehet dhe në një bombë mjedisore për shkak të mostrajtimit të ujërave të zeza.

Bashkia e Durrësit dhe qeveria kanë vendosur të mos bëjnë transparencë për këtë segment rrugor, teksa çështja është në instancat e drejtësisë.

© acdeailynews

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com