Shqiptari arrestohet në Itali, kapet me 3.5 kg kokainë me vlerë 300 mijë euro

Aktualitet 1.1k Views

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 26-vjeçar, i cili po transportonte rreth 3.5 kilogramë kokainë, e ndarë në katër blloqe, të fshehura në një ndarje të krijuar posaçërisht nën sediljen e pasagjerit të parë të makinës.

I arrestuari, me banim në zonën e Milanos, u ndalua gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në Bolonja, ndërkohë që qëndrimi i tij nervoz e tërheqës vuri në dyshim uniformat blu, të cilat realizuan një kontroll të plotë të mjetit.

Pas kontrollit, u zbuluan blloqet e kokainës me peshë totale 3.44 kilogramë. Sasia e kokainës e sekuestruar ka një vlerë të mundshme që arrin deri në 300 mijë euro.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com