Njerëzit që vuajnë nga alergjitë vazhdimisht luftojnë me simptoma, si teshtitja, veçanërisht gjatë pranverës, por mjekët zbulojnë se në shtëpi fshihen edhe shkaktarë të tjerë të teshtitjes.
Shtëpia mund të jetë shkaktar i rinitit alergjik, apo inflamacionit të zgavrave të hundës, i shkaktuar nga diçka ndaj së cilës jeni alergjik.
Simptomat përfshijnë teshtitjen, kruajtjen e hundës dhe kongjestionin e frymëmarrjes.
Në pothuajse gjysmën e njerëzve, shkaku është në shtëpi.
Rezultatet e një sondazhi me 2000 të rritur zbuluan se shtëpia (42%), kopshti (28%) dhe shtrati (23%) janë vendet më të zakonshme që shkaktojnë sulmin e teshtitjes.
Është interesante se 84% e njerëzve në të vërtetë mendojnë se teshtitja nuk ka arsye, ndërsa 19% kanë pasur një episod teshtitjeje në zyrë ose në vendin e punës.
Përveç kësaj, 35% e të sëmurëve nga alergjitë thonë se kanë vështirësi në frymëmarrje për shkak të simptomave të tyre.
