Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë me 24 orë vendimin për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Seanca është shtyrë për nesër në orën 12:30 pasi Prokuroria e Posaçme ka paraqitur prova të reja kundër Veliajt. Kjo ka bërë që avokatët e Veliajt të kërkojnë kohë që të njihen me provat e reja.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet prej një muaji në qeli dhe akuzohet për disa vepra penale si korrupsioni dhe pastrim parash.
acdailynews