Policia bën me dije se 40-vjecari që u denoncua i humbur nga familjarët e tij Ditën e Verës, është gjetur sot pa shenja jete.
Ai u gjet i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.03.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. V., 40 vjeç, bëjmë me dije se: Mëngjesin e sotëm, ky shtetas është gjetur i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
acdaily