Aktorja Drew Barrymore zbulon ndikimin shkatërrues që pati divorci nga Will Kopelman për familjen e saj!

954 Views

Drew Barrymore foli për jetën e saj personale në “The Drew Barrymore Show”, duke zbuluar se divorci nga Will Kopelman pati një ndikim të madh në familjen e saj dhe se iu desh shumë kohë për ta kapërcyer atë. E rritur në një mjedis familjar jo tradicional, aktorja dëshironte që fëmijët e saj të rriteshin në një familje të qëndrueshme, një ëndërr që, siç pranoi, nuk arriti ta realizonte.

Të gjithë fëmijët në shkollë shkonin në zyrë për të telefonuar prindërit e tyre kur ishin të sëmurë dhe unë nuk gjeja askënd. Isha kaq xheloze. Na u desh shumë kohë që të shëroheshim nga ndarja.

Aktorja u bë nënë për herë të parë në vitin 2012 me lindjen e vajzës së saj, Olive dhe dy vjet më vonë solli në jetë vajzën e dytë, Frankie. Në vitin 2016, ajo dhe Kopelman u divorcuan, por pavarësisht vështirësive, ruajtën një marrëdhënie të mirë, duke vënë në prioritet fëmijët e tyre. “Ligjërisht jemi të ndarë, por kjo nuk do të thotë se pushojmë së qeni familje”-deklaruan ata së bashku kur njoftuan ndarjen.

Sot, marrëdhënia e tyre është më e mirë se kurrë. Në vitin 2023, Drew Barrymore zbuloi se ata komunikojnë çdo ditë. Ndërkohë, Will Kopelman u martua me Alexandra Mickler në vitin 2021 dhe në qershor të vitit 2023, ata u bënë prindër të një djali. Nga ana tjetër, Drew Barrymore zbuloi në një blog të vitit 2022 se nuk kishte qenë në një lidhje romantike që nga divorci dhe se nuk ndiente nevojë për seks. Megjithatë, në vitin 2023, ajo pranoi se kishte tre vjet që po dilte me dikë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Drew Barrymore së fundmi ka zbuluar se me cilin aktor të famshëm është puthur më mirë në xhirime. Edhe pse aktorja 49-vjeçare ka puthur aktorë të ndryshëm në xhirime gjatë gjithë karrierës së saj, vetëm një person e kryeson atë listë. Gjatë një paraqitje në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, ajo tha se ishte Adam Sandler. “Ne nuk kemi dalë kurrë, gruaja e tij Jackie është një shoqe e imja e dashur, por më pëlqen të jem në filma me të, sepse mendoj se ne përfaqësojmë diçka më të madhe se kimia e nxehtë seksuale. Ne përfaqësojmë admirimin e vërtetë për personin tjetër”-tha Barrymore.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com