Aksident në aksin Korçë-Maliq, plagoset drejtuesi i makinës

932 Views

Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vlocisht.

Makina ka qenë duke udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Korçës, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e karburantit në anë të rrugës.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i makinës, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Share This Article