Detaje të reja, si u përplas autobusi me vajzat e Skënderbeut

3.3k Views

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:20, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, ku ka qenë i përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skëndërbeut të Korçës.

Paraprakisht mësohet se, autobusi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në aksident janë përfshirë edhe automjete të tjera.

Për pasojë 2 vajza të ekipit kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com