Aksident i trefishtë në Lushnjë, katër persona përfundojnë në spital

1.2k Views

 

Tjetër aksident është regjistruar në Lushnjë, në afërsi të rreth rrotullimit të Kolonjës.

aksident lushnje

Mësohet se janë përplasur tre mjete dhe për pasojë katër persona janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ekzaminime shëndetësore.

Të lënduarit  janë nisur për në spitalin e Lushnjës ndërsa policia rrugore po kryen procedurat e nevojshme dhe sigurisht disiplinimin e trafikut tepër të rënduar këtë fundjavë.

Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve  ka përplasur mjetin që ishte para tij në pamundësi të frenonte për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër mjet.

Share This Article