Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon tre të rinj! I gjenden mjete prerëse dhe lëndë piroteknike

893 Views

Policia e Tiranës, ka proceduar në gjendje të lirë tre të rinj pas ndeshjes së djeshme mes Partizanit dhe Elbasanit.

policia-skene krimi

Sipas policisë, janë proceduar penalisht shtetasit me iniciale E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç.

25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, 35-vjeçarit iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, pasi 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta, në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, shtetasit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës. Sendet që posedoheshin ilegalisht u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com