Dafina Zeqiri bënë reagimin e papritur, ja çfarë e ka tronditur nga varrimi i vëllait të Gjestit

1.4k Views

Dafina Zeqiri ishte mes artistëve që i qëndruan pranë familjes Kelmendi në ditën e tyre më të vështirë.

Mirëpo, si një mes të pranishmëve, ajo e vëzhgoi mirë situatën në varrimin e vëllait të Gjestit, mori kohën e saj, dhe sot, këngëtarja ka shpërthyer në InstaStory.

Ajo ka kritikuar si fillim moderatoren e emisionit “Weekend” në ‘Klan Kosova”, e cila mes tragjedisë, ishte e interesuar vetëm te përqafimi i Gjestit me Eglin, duke kritikuar këngëtarin se i qëndroi ftohtë ish-partneres.

Më pas, Dafina shpërtheu edhe ndaj “VIP”-ave, ku tha: “U trondita kur pashë njerëz që filmonin me telefona në një varrim. Ndërkohë disa të ashtuquajtur “VIP” jepnin intervista e mburreshin online me fjalët që u ishin thënë. Madje edhe disa gazetarë bënin pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në dritën e reflektorit për interesin e tyre. Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese. Çfarë duhet të ishin momente private, u shndërruan në një shfaqje”.

Në reagimin e saj, Dafina shton: “Një ditë, djalit tim do t’i mësoj: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të qëndrosh larg, ata që japin shembullin më të keq. Njerëzimi nuk duhet të shitet për pak vëmendje”.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara